Ish-asambleistja e komunës së Suharekës dhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur për dallimin në vota të partisë së saj në zgjedhjet e fundit lokale, në krahasim me ato nacionale.
Bytyqi, e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” u shpreh se zgjedhjet lokale me ato nacionale dallojnë shumë, ndërsa ka veçuar datën e zgjedhjeve nacionale të 28-dhjetorit, si një arsye të rënies së AAK-së dhe rritjes së VV-së, falë diasporës.
“Së pari ne e dimë shumë mirë që zgjedhjet lokale me ato nacionale dallojnë shumë. Mirëpo kjo ka qenë ndoshta edhe ajo pjesa pse u zgjodh data 28 dhjetor, duke e ditur që diaspora është këtu dhe disapora kur ka ardhë këtu, ne e dimë që diaspora mbështetjen e ka të VV-së dhe secili mërgimtar që ka ardhë ka bo presion në familjet e veta. Ne e dimë që kushtet nuk janë shumë të mira dhe mërgimtarët po mbajnë ende familjet këtu dhe ai presioni në familje ka ndiku shumë. Nuk dua ta fajësoj kryetarin Bali Muharremaj sepse ka bo të pamundurën, ka dhënë maksimumin në këto zgjedhje, mirëpo krejt ajo që është presioni në familje nga mërgimtarët dhe këtu jemi te rezultatet në të cilat jemi”, deklaroi Bytyqi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







