spot_img
HomeLajmeAGK dënon fuqishëm retorikën nxitëse dhe akuzuese të Kurtit...

AGK dënon fuqishëm retorikën nxitëse dhe akuzuese të Kurtit ndaj mediave

spot_img

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke dënuar retorikën e tij nxitëse dhe akuzuese kundër mediave dhe gazetarëve.

Kurti, nga foltorja e Kuvendit, paralajmëroi për “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme” dhe tha se dezinformimi “vjen direkt nga armiqtë”, me “argatë brenda vendit”.

Kryeministri në fjalën e tij ka thënë se “një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar dhe, siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, por fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë”.

AGK-ja e ka dënuar fuqishëm këtë gjuhë, duke theksuar se një retorikë e tillë i cilëson mediat dhe gazetarët si “argatë të armiqve” dhe përbën vazhdimësi të fushatave të parreshtura të Kurtit, partisë dhe Qeverisë së tij kundër raportimit të pavarur dhe të lirë.

Tutje, AGK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për një proces transparent për hartimin e ligjit të ri të KPM-së me gjithëpërfshirje në diskutime, të ndalojë presionin politik ndaj Transmetuesit Publik, RTK dhe menjëherë të heqë dorë nga fushatat e organizuara të denigrimit të mediave dhe gazetarëve.

Në reagim thuhet se sulmi i fundit i Kurtit vjen vetëm pak ditë pas vizitës së një misioni faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, i cili ka konkluduar se Kosova ka shënuar rënie të vazhdueshme të lirisë së medias në vitet e fundit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img