spot_img
HomeLajme"45% asambleiste gra në Suharekë", Bytyqi thotë se ka...

“45% asambleiste gra në Suharekë”, Bytyqi thotë se ka ardhur koha që kuota të jetë 50-50

spot_img

Albana Bytyqi, ish-asambleistja e komunës së Suharekës dhe së fundmi deputetja e Kuvendit nga AAK-ja, ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” me Fadil Bytyçin te HisariOnline. 

Bytyqi ka folur për sfidën me të cilët përballen gratë në politikë, ndërsa u shpreh se në asamblenë komunale prej vitit 2017-2021 ka pasur 45% të grave asambliste në Suharekë, që sipas saj ka qenë një motiv i madh të zgjerojë kontributin e saj në politikë.

Bytyqi mendon se kuota prej 30% e pjesëmarrjes së grave nuk është e mjaftueshme dhe thotë se ka ardhur koha që të bëhet 50-50.

“Së pari mendoj që ligji që është bë me kuotën 30% nuk është i duhur, për shkak se ndoshta ka ardhë koha me ndryshu ky ligj edhe me u bo kuota 50-50. Mirëpo së pari unë mendoj që duhet të iu jepet grave hapësirë më të madhe të cilat kanë ambicie në politikë, për shkak se ne e dimë sfidat në të cilat kalojnë gratë në politikë, për dallim prej meshkujve që e kanë goxha shumë më të lehtë sesa gratë. Unë me sfidat e mia me të cilat kam arritë, falë mbështetjes familjare që e kam pasë, por ka gra të cilat nuk kanë mbështetje familjare, ka gra që janë shumë të zonja dhe nuk kanë mundësi me ecë përpara sepse në politikë me të vërtetë duhet me pasë një mbështetje familjare, dhe kjo hapësira të iu jepet grave si në anën financiare si në anën politike, ajo është e domosdoshme për gratë”, u shpreh Bytyqi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img