Njëri nga futbollistët më të dalluar të kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese të Botërorit dhe të dy ndeshjeve të play-off, Dion Gallapeni ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Kosovës në finalen e play-off ndaj Turqise.
Mbrojtësi i majtë u shpreh se kjo është një humbje që dhemb, pasi sipas tij ata dhanë gjithçka në fushë dhe besuan deri në fund.
“E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë”, ka shkruari ai në Facebook.
Në fund, Gallapeni ka premtuar se Kosova do të kthehet më e fortë dhe sipas tij do të luftojnë deri në fund për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku.
Postimi i tij:
Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë.
Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund.
E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.
Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku. 🇽🇰
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







