spot_img
HomeSportFutbollKosova në një seri fantastike rezultatesh, hyn në finalen...

Kosova në një seri fantastike rezultatesh, hyn në finalen e ‘play-off’ e pamposhtur në gjashtë ndeshje

spot_img

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme në historinë e reprezentacionit të saj, që nga pranimi në instancat ndërkombëtare të UEFA-s dhe FIFA-s më 2016.

“Dardanët” do të luajnë sonte në finalen e “play-off” të Kupës së Botës ndaj Turqisë, me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme në histori të kombëtares së Kosovës, pasi me një fitore sonte ata do të sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës që mbahet këtë verë në Amerikë.

Turqia konsiderohet më favorite në letër në këtë ballafaqim, megjithatë Kosova ka dëshmuar deri tani që ka forcën që t’ia dalë me këdo që i del përpara.

“Dardanët” janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit përgjatë këtij rrugëtimi deri tani, me katër fitore e dy barazime, duke nënvizuar këtu fitoret ndaj Suedisë brenda dhe jashtë, fitoren e Sllovenisë jashtë dhe së fundmi edhe fitoren ndaj Sllovakisë jashtë në gjysmëfinale, duke e siguruar kalimin në finale.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img