spot_img
HomeLajmeHaxhiu takon shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e...

Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img