spot_img
HomeLajme​KOSTT dhe KRU Prishtina shkojnë në vendin ku u...

​KOSTT dhe KRU Prishtina shkojnë në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

spot_img

Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, tashmë ekipet e KOSTT dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSTT kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.

Nga KOSTT, thanë se po synojnë që brenda 2 orëve të rikthejnë energjinë elektrike në këtë lagje dhe të tjerat që si pasojë e shembjes është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Ndërsa, ekipet e ujësjellësit së shpejti pritet të nisin punimet.

Tashmë për shkak të këtij incidenti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë “Klub Invest”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë edhe intervistimin ndaj zyrtarëve të tjerë.

Komuna e Prishtinës tashmë ka pezulluar disa inspektorë.

Në vendin ku dje u shemb dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe KFOR-i italian.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img