Lojtari i Golden Eagle Yllit, amerikani i natyralizuar në Kosovë, Scott Bamforth ka dhënë një intervistë ekskluzive së fundmi për mediumin HisariOnline.
Bamforth ka kujtuar kohën kur kishte luajtur me kombëtaren e Kosovës, duke përmendur edhe dy lojtarët që tani i ka në skuadrën e Golden Eagle Yllit.
“Mendoj për kujtimet me lojtarët me të cilët luaja. E dini, shokët e mi të ekipit si Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, lojtarët me të cilët luaj tani edhe te Golden Eagle Ylli. Mendoj se këto janë gjërat që i mbaj mend më shumë. E dini, padyshim, fiton, humbet, ne fituam disa ndeshje të mëdha dhe mendoj se arritëm fitoren e parë në histori të Kosovës kur luaja. Por mendoj se gjëja kryesore që mban mend janë shokët e skuadrës dhe koha që kalove me ta dhe kështu, këto kujtime ishin vërtet të mira”, u shpreh Bamforth.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







