spot_img
HomeSportBasketbollCilat janë objektivat e Golden Eagle Yllit në fund...

Cilat janë objektivat e Golden Eagle Yllit në fund të sezonit? Përgjigjet Bamforth

spot_img

Basketbollti i Golden Eagle Yllit, Scott Bamforth ka dhënë një intervistë ekskluzive për mediumin HisariOnline, ku ka folur për Superligën e Kosovës dhe objektivat e klubit. 

Bamforth ka thënë se me Golden Eagle Yllin dëshiron vetëm të fitojë.

“Mendoj se të fitosh. Kështu prezantohem çdo ditë, jo vetëm për ekipin por edhe për veten time, për të fituar çdo ditë. Dhe pastaj mendoj që këtu në Golden Eagle Ylli, ne duam të fitojmë, kuptoni? Ky është objektivi. Është Liga Unike apo Superliga, ky është qëllimi ynë për çdo ditë”.

“Dua të them, në çdo ekip ku jam, mendoj se mund të fitojmë. E di, kjo është mendësia ime. Tani ka disa ekipe të mira dhe që duhet t’i respektosh ato, por unë mendoj se çdo atlet duhet të ndihet sikur cilado qoftë skuadra të cilën je, është favorite për të fituar. Kështu që besoj se po përmirësohemi dhe më pëlqejnë shanset tona. Sigurisht, ne na duhet të luajmë ndaj skuadrave vërtet të mira dhe do të na duhet të luajmë shumë mirë për ta bërë këtë. Por unë besoj tek ne, tek ekipi ynë”, ka deklaruar Bamforth.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img