spot_img
HomeSportBasketbollKFOR realizon inspektim në minierën e ‘Trepçës’

KFOR realizon inspektim në minierën e ‘Trepçës’

spot_img

Specialistët për sigurinë nga eksplozivët të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO kanë realizuar një inspektim të përbashkët për siguri dhe mbrojtje në në minierën e ndërmarrjes “Trepça” në Stantërg.

Inspektimi është zhvilluar nën koordinimin e Inxhinierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it dhe me inspektorët e armëve dhe municionit nga Departamenti për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e inspektorët e eksplozivëve minerarë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

“Kjo aktivitet i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, vazhdon njoftimi i KFOR-it.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img