KB Peja ka shënuar fitore në gjysmëfinale ndaj KB Vëllaznimit në Ligën Unike, duke e siguruar kështu finalen e garës.
Klubi pejan triumfoi në Tiranë me rezultat 82-67, duke prerë kështu biletën për finale e cila zhvillohet nesër.
Pejanët do të presin në finale fituesin e duelit Golden Eagle Ylli – Besëlidhja, duel ky që zhvillohet sot nga ora 19:00.
Finalja e madhe do të zhvillohet nesër, ndërsa do të ketë ndeshje edhe për vendin e tretë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







