Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi/Rumani tashmë janë shitur.
Biletat ishin të vlefshme për njërën prej ndeshjeve, varësisht nga rezultati i Kosovës në duelin ndaj Sllovakisë.
Biletat vlejnë për ndeshjen finale të “Play-Off”-it, në rast të fitores në Sllovaki, kundër fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani apo biletat për ndeshjen miqësore, në rast të humbjes në Sllovaki, kundër humbësit të ndeshjes Turqi-Rumani.
Çmimet e biletave ishin:
• Veri & Jug — 10€
• Lindje — 20€
• Perëndim — 30€
• VIP — 100€
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







