spot_img
HomeSportFutbollDalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi ose Rumani

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi ose Rumani

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen e cila zhvillohet më datë 31 mars 2026 në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

Bileta është e vlefshme për njërën prej ndeshjeve, varësisht nga rezultati i Kosovës në duelin ndaj Sllovakisë.

Biletat për ndeshjen finale të “Play-Off”-it, në rast të fitores në Sllovaki, kundër fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani apo biletat për ndeshjen miqësore, në rast të humbjes në Sllovaki, kundër humbësit të ndeshjes Turqi-Rumani.

Çmimet e biletave:

• Veri & Jug — 10€

• Lindje — 20€

• Perëndim — 30€

• VIP — 100€

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Biletat mund t’i bleni KËTU. 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img