spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në Vranidoll të Prishtinës, lëndohen shtatë...

Aksident i rëndë në Vranidoll të Prishtinës, lëndohen shtatë persona

spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku për pasojë shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, duke thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura,” ka thënë Borovci.

Ai shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar shkaqet që kanë çuar në aksident.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img