spot_img
HomeSportFutboll“Rimblidhemi në shtëpi, aty ku rreh zemra jonë, në...

“Rimblidhemi në shtëpi, aty ku rreh zemra jonë, në Kosovë!” – yjet e Kombëtares zbarkojnë në Prishtinë

spot_img

Disa nga futbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë kanë lënë klubet e tyre dhe kanë zbarkuar në Kosovë.

Federata e Futbollit të Kosovës, të hënën pasdite ka publikuar një video ku shihen disa nga yjet dardanë që tashmë kanë arritur në hotelin ku grumbullohet kombëtarja.

“Rimblidhemi në shtëpi. Aty ku rreh zemra jonë, në Kosovë”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës.

Kosova sot do të mbajë stërvitjen e parë para ndeshjes historike kundër Sllovakisë, sfidë që luhet të enjten mbrëma në Bratisllavë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img