Kanë përfunduar tre ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Lideri, Ballkani ka shënuar një fitore minimale por shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, duke fituar 1-0.
Golin e vetëm e realizoi Bleart Tolaj më minutën e 67-të, për t’i dhënë tre pikë të mëdha skuadrës së tij dhe ruajtur lidershipin në tabelë, tani duke arritur në kuotën e 45 pikëve.
Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Drita në shtëpi ndaj Dukagjinit, duke fituar me rezultat 2-1.
Për vendasit realizoi Besnik Krasniqi e Veton Tusha, ndërsa për mysafirët Hekuran Berisha.
Drita rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Ballkanit në fundjavën që shkoi, duke mbajtur tani hapin me ‘portokallinjtë’, për të ndarë pozitata një dhe dy me pikë të barabarta.
E fitore të madhe ka arritur edhe Gjilani në udhëtim ndaj Llapit.
Skuadra gjilanase triumfoi në Podujevë me rezultat 3-2, duke u rikthyer kështu të fitorja pas humbjes shokuese nga vendi i fundit, Drenica, në fundjavën që shkoi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







