Liga e Kampionëve do të vijojë sonte me katër ndeshje kthyese të raundit të 16-të.
Sfida e parë e ditës së sotme do të jetë ajo mes Sporting dhe Bodo/Glimt, e cila luhet nga ora 18:45.
Bodo/Glimt arriti ta fitojë bindshëm duelin e parë në Norvegji me rezultat të thellë 3-0, duke rritur shanset për një kalim në çerekfinale të garës sonte.
Ndërsa tri duelet e tjera zhvillohen nga ora 21:00.
Kryendeshja është padyshim ajo mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në Etihad.
Real Madridi mposhti me rezultat 3-0 në duelin e parë Man Cityn në Bernabeu, andaj sonte do të kërkojë ruajtjen e këtij deficiti në mënyrë që të prek çerekfinalen e garës. Në anën tjetër, “Qytetarët” do të tentojnë të bëjnë kthesën e madhe dhe ta përmbysin rezultatin e thellë.
Duel tjetër interesant është edhe ai mes Chelseas dhe PSG-së.
Edhe klubi tjetër anglez ndodhet në një deficit prej tre golave nga ndeshja e parë, pasi francezët triumfuan me rezultat 5-2.
Blutë do të kenë përkrahjen e shikuesve të vet, në tentim për ta bërë një kthesë të madhe në Stamford Bridge.
Sfida tjetër e mbetur luhet në Londër mes Arsenalit dhe Bayer Leverkusen.
Ndeshja e parë në Gjermani u mbyll pa fitues, me rezultatin final 1-1.
‘Gunners’ konsiderohen favorit për këtë ndeshje për të kaluar në çerekfinale.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







