Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.
“Kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







