Kosova ka regjistruar suksese të mëdha në Kampionatin Ballkanik 2026 në kuadër të sportit të Triathlonit.
Njëra prej sukseseve të mëdha ishte edhe sportisja suharekase, Nerënxa Kuçi, e cila u shpall Kampione Ballkanike në kategorinë Pioniere (13–15 vjeç).

Kuçi arriti ta përfundojë garën me kohën 00:22:18, duke zënë kështu vendin e parë duke dëshmuar talentin dhe potencialin e madh për të ardhmen.
Vlen të përmendet fakti se Kuçi la prapa shumë sportiste të rajonit, përfshi këtu katër serbe të cila u renditen në vendet e mëposhtme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







