Ballkani ka arritur një fitore të thellë në derbin e kryejavës së 23-të, duke e mposhtur liderin Drita.
Suharekasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0, duke e dominuar totalisht skuadrën mysafire.
Golat u shënuan nga Tolaj (3′), Potoku (39′) dhe Almir Kryeziu (78′).
Me këtë fitore, Ballkani barazon me pikë Dritën dhe merr lidershipin në tabelë, falë golaverazhit më të mirë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







