Nesër, më 15 Mars 2026, në Podgoricë të Malit të Zi do të mbahet Kampionati Ballkanik në Duathlon.
Në këtë garë do të marrin pjesë shumë shtete të rajonit, si: Turqia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
Kosova do të përfaqësohet nga Federata e Triathlonit e Kosovës, ndërsa pjesë e përfaqësueses së Kosovës janë edhe dy sportistet nga Suhareka:
Selina Gashi – do të garojë në kategorinë Juniore
Nerënxa Kuçi – do të garojë në kategorinë Pioniere

“Urojmë që sportistet tona të kenë një paraqitje sa më të mirë dhe shumë suksese në këtë garë ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin e klubit “Klubi Triathlon Suhareka”.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







