spot_img
HomeLajmeZgjedhja e kryesuesit të KPK-së, Gërvalla: Shteti ligjor është...

Zgjedhja e kryesuesit të KPK-së, Gërvalla: Shteti ligjor është realitet kur ligji sundon mbi çdo ndikim

spot_img

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se zgjedhja e kryesuesit të ri të Këshillit Prokurorial i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet e Kosovës, për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional.

Gërvalla ka thënë se pret që përbërja e re të kontribuojë me përgjegjësi në avancimin e mëtejshëm të reformës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Shteti ligjor është realitet vetëm kur ligji e drejtësia sundon mbi çdo ndikim tjetër”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Sipas ministres së Drejtësisë, shteti ligjor është realitet vetëm kur ligji e drejtësia sundon mbi çdo ndikim tjetër.

“Funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është thelbësor për zbatimin dhe thellimin e reformës në drejtësi, si dhe për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial”, ka shkruar Gërvalla.

Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kjo pozitë deri sot funksiononte me  Agron Qalajn si ushtrues detyre.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img