spot_img
HomeSportBasketbollRikthehet Superliga në basketboll, këto janë duelet e fundjavës

Rikthehet Superliga në basketboll, këto janë duelet e fundjavës

spot_img

Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.

Derbi do të luhet të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës, ku fituan ‘Xehetarët’.

Në elitën e basketbollit, prizrenasit janë në vendin e dytë me 16 fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit 21 fitore e tri humbje, duke regjistruar 15 fitore radhazi. Kjo sfidë pritet të jetë interesante para “Play-off”-it, që këtë edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Ndeshje shumë me rëndësi zhvillohet ajo mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, me kuqezinjtë që kanë tetë fitore e 15 humbje, kurse therandasit dhjetë fitore e 13 humbje.

Një përballje gjithashtu interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029. Prishtinasit numërojnë nëntë fitore e 14 humbje, kurse ‘Vreshtarët’ shtatë fitore e 16 humbje.

Të dielën do të ndeshen GO+ Peja me Borën. Pejanët kanë dhjetë fitore e 13 humbje, derisa prishtinasit 12 fitore e 11 humbje.

Kampionati po hyn në fazën e fundit, ku çdo ndeshje është vendimtare dhe skuadra po luftojnë në maksimum për synimet që i kanë.

Superliga/Java 24

E shtunë

20:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

20:00 Sigal Prishtina – Rahoveci 029

E diel

19:30 GO+ Peja – Bora

19:30 Bashkimi – Trepça

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img