Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake në rajon dhe armatosjen e Serbisë me raketa hipersonike kineze.
Ai ka thënë se sigurimi i kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze nga Serbia ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale.
Sipas tij, NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin.
“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj.
Serbia acquiring hypersonic strike capabilities with Chinese missiles raises questions about regional security. The Balkans cannot afford a return to hegemonic thinking or the legacy of Serbia acting as “little Russia.” NATO must strengthen deterrence to safeguard stability.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 13, 2026
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







