Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline ka shpjeguar arsyet e largimit nga AAK-ja dhe rikthimin te LDK-ja.
Kuçi ka thënë se ai nuk është ithtar i mandateve të gjata për një kryetar komune, duke theksuar se dy mandate do të mjaftonin për një kryetar komune.
“Nuk jam adhurues i tre mandateve, tre mandate sidomos për Suharekë janë të dëmshme, të shëndosha fare por edhe të dëmshme. Unë jam mundu edhe sa kam qenë në AAK për mos me e lënë askënd për mbi dy mandate me udhëheq Suharekën, sepse humb kreativiteti, humb ai entuziazmi për me bo diçka, edhe fillon pak edhe përvetësimi natyrshëm i institucioneve, sikur me qenë tuat jo të qytetarëve, jo kjo te Balia po çdokund në Kosovë, dikush që ka më shumë se dy mandate sidomos në komuna, nuk ka çka me dhanë. Të rralla janë ato raste kur një shoqëri, një komunë, një komunitet i merr vlerat e dëshiruara ose të kohës kur një kryetar është për mbi dy mandate. Te ne në Kosovë po ndodhin mjaft shumë, në Suharekë nuk kam pasë qejf me ndodhë assesi”, ka deklaruar Kuçi në “Fjala dhe Faktet”.
Më poshtë intervsita e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







