spot_img
HomeLajmeBlerim Kuçi tregon arsyet pse iu bashkua një partie...

Blerim Kuçi tregon arsyet pse iu bashkua një partie tjetër me Naim Malokun dhe nuk shkoi me Ukë Bytyçin

spot_img

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi ka folur për fillimet e tij të hershme në politikë, gjatë kohës kur dy partitë më të mëdha, LDK e PDK ishin në një fazë të tensionuar në kohën e pasluftës. 

Kuçi i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” është pyetur se përse nuk shkoi bashkë me Ukë Bytyçin në parti, por iu bashkua një partie të re me Naim Malokun.

Kuçi ka shpjeguar arsyet e kësaj lëvizje dhe formimit të kësaj partie.

“Kjo i takon kohës së pasluftës, nëse ju kujtohet, në atë ambientin e pasluftës ka qenë një rivalitet i ashpër mes dy subjekteve politike, ka qenë LDK dhe PDK. Përtej asaj, është shumë term i butë me thënë ashpërsi, por ashpërsia është rritë edhe unë bashkë me disa shokë e kemi krijuar një koncept, po e bëjmë një parti tjetër e cila hin në mes të dy partive, edhe bën amortizimin e raporteve të atëhershme shumë të ashpra, bashkë me Naim Malokun, Ibrahim Shalën në Suharekë, ka qenë Milazim Krasniqi, Bislim Zyrapi e të tjerë. Një parti e cila kishte një lloj raporti të mirë me dy subjektet politike, edhe donim disi të hynim në mes për të bërë neutralizimin e asaj ashpërsie, të një rivaliteti tejet të ashpër atë kohë. Kjo ka qenë ideja jonë atë kohë, normalisht edhe pasurimi i spektrit politik me një subjekt tjetër. Ideja jonë nuk shkoi ashtu qysh e kishim planifiku sepse Naim Maloku kur u krijua AAK, lëvizi në AAK dhe ai subjekt me vendim të këshillit të organeve të asaj partie edhe u shua. Megjithatë qëllimi i krejt kësaj ka qenë me e kriju një ambient pak më të qetë në atë kohë, sa kemi arrit nuk e di por ne përpjekjet i kemi pasë maksimale për me e neutralizu rivalitetin e ashpër të asaj kohe”, ka deklaruar Kuçi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img