spot_img
HomeLajmeBlerim Kuçi përmend të arriturat më të mëdha gjatë...

Blerim Kuçi përmend të arriturat më të mëdha gjatë qeverisjes së tij si kryetar i Suharekës

spot_img

Ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi ka folur për periudhën e tij sa ishte kryetar i kësaj komune në 2009-2013, ku ka përmendur edhe disa nga projektet e tij të realizuara përgjatë atij mandati.

Ai ka thënë se një projekt me të cilin ai mburret sa ishte kryetar i Suharekës, ishte futja e shërbimit të menaxhimit të bërllokut në të gjitha fshatrat e Suharekës.

“Ajo çka unë menoj që është me rëndësi dhe çka muj me u krenu është për disa shërbime. Për herë të parë e kemi futur shërbimin e menaxhimit të bërllokut në Kosovë në krejt gjeografinë e lokalitetit të një komune. Deri në atë kohë, menaxhimi i bërllokut bëhej vetëm në qytet dhe më duket në dy fshatra përreth, as në Kosovë menaxhimi i bërllokut nu ka qenë në fshatra. Me shumë mundim, tani duket e lehtë sikur ka pikur nga qiellit, megjithatë ajo ka qenë shumë e vështirë, për herë të parë në kuptimin gjeografik, çdo lokaliteti e kemi bërë menaxhimin e bërllokut, që ka qenë një arritje e madhe atë kohë”, ka deklaruar ai. 

Kuçi ka përmendur investimet e tij edhe në kulturë, arsim e infrastrukturë.

“Po ashtu jemi mundu me kontribu edhe në kulturë dhe arsim dhe jo vetëm në investime kapitale. Në investime kapitale shumë është investu por atëherë ka qenë..mundeshe me marrë edhe burime financiare jo vetëm prej Qeverisë, ishte edhe njëfarë rivaliteti me Qeverinë, por edhe prej institucioneve ndërkombëtare. Në atë kuptim, unë kam qenë shumë kreativ për t’i thithur ato investimet brenda në komunë. 

“Sa i përket investimeve kapitale, muj me thanë që ajo që ka qenë shumë me rëndësi është rregullimi i shtratit të lumit dhe ura. Sot ura e ka simbolikën e vet por rregullimi i shtratit të lumit, sepse në atë kohë vërshimet kanë qenë të mëdhaja, ne i dimë pasojat që kanë pasur në qytet, i kemi minimizu ato pasoja që vijnë nga vërshimet, nuk ka qenë lehtë sepse keni parasysh që buxhetet në atë kohë kanë qenë shumë më të vogla sesa sot, ndoshta dy apo tri herë më të vogla se sot. 

“Po ashtu ka qenë furnizimi me ujë, unë i kam kushtu si inxhinier i Hidros rëndësi asaj dhe nuk besoj që është investuar më në atë formë sa është investu në atë kohë, në puse të ndryshme për furnizimin e ujit”, ka deklaruar Kuçi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img