spot_img
HomeLajmeThemelohet Komisioni i Ankesave për vendimet e Inspektoratit të...

Themelohet Komisioni i Ankesave për vendimet e Inspektoratit të Punës

spot_img

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri  Andin Hoti ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Ankesave, i cili do të shqyrtojë ankesat ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve të nxjerra nga Inspektorati Qendror i Punës.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky vendim është marrë me qëllim që të adresohet çdo ankesë apo paqartësi që qytetarët apo subjektet mund të kenë lidhur me vendimet e këtij institucioni.

“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare fton të gjithë qytetarët që në përputhje me ligjin dhe me afatet e parapara, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’i adresuar ankesat në ministri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img