Bali Muharremaj, kryetari i komunës së Suharekës, në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ka folur për kritikat ndaj opozitës rreth mënyrës së tij të punës përgjatë dy mandateve.
Ai ka thënë se ndonjëherë ka kritika konstruktive ndaj opozitës, ndërsa s’i pengojnë aspak ato.
Tutje Muharremaj ka përmendur disa projekte të arritura, përmes të cilave u shpreh i habitur se si ka mundësi që ta kritikojnë.
“Kritika ndonjëherë ka që mësojmë ndonjëherë prej tyre, por nganjëherë duhet me fol diçka, por e drejtë e tyre është me fol diçka, s’më pengojnë. Por si ka mundësi me m’kritiku kur në mandat për 7 vite janë bërë 10 salla sportive, si ka mundësi me m’kritiku kur kam ardhë e kam gjetë një çerdhe, sot janë nëntë çerdhe shtetërore”, u shpreh Muharremaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







