Kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj ka deklaruar se këtë vit do të nisin shëtitore të reja në disa fshatra të komunës.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Muharremaj tha se shëtitore do të ketë në dubravë e vraniq dhe te unaza në rrugën drejt damperit që e lidh me tregun javor.
“Këtë vit startojmë me shëtitore të reja nëpër fshatra, projekti do të jetë njëri te unaza e djathta që do të shkojmë nga damperi, do të lidhet në pjesën lart te tregu javor që e kemi. E kemi pastaj edhe shetitoren në Dubravë, planifikojmë edhe në fshatin Vraniq shetitore, dhe në disa fshatra tjerë”, u shpreh Muharremaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







