Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në HisariOnline, ku përpos shumë diskutimeve të çështjeve politike në nivelin lokal, ai ka folur edhe për disa largime nga partia tij pëpara zgjedhjeve të fundit lokale.
Muharremaj është pyetur për largimet e Blerim Kuçit e Hamdi Bytyqit, ndërsa ka pasur disa fjalë edhe për këtë të fundit.
Ai është shprehur se nuk ka pasur diçka të keqe që është larguar, duke shtuar madje se “ka bërë mirë”, që ka provuar veten në një parti tjetër.
“Pretendimet e njerëzve që i ke brenda partisë është mirë kur janë më të mëdhaja dhe kanë mundësi më shumë. Pse jo, edhe ai ka ba mirë, ka shku në një parti tjetër, e ka provu veten, normale është, dëshira e tij ka qenë, demokraci. Po më vjen mirë që Aleanca po thoni parti e vogël por ka arritë me e shpërnda në kuadër të të gjitha partive politike në komunën e Suharekës, shumë interesant”, u shpreh ai.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







