spot_img
HomeLajmeLiga e Kampionëve rikthehet me fazën eliminuese, katër ndeshje...

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën eliminuese, katër ndeshje të zjarrta sonte

spot_img

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me raundin e 1/16 të fazës eliminuese.

Në program do të jenë katër duele tejet interesante që do të synojnë të marrin avantazhin e ndeshjes së parë, përpara asaj kthyese.

Dueli më interesant i natës është padyshim ai mes Newcastles dhe Barcelonës, që zhvillohet në stadiumin e zhurmshëm St. James Park. Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00.

Sfidë interesante është edhe ajo mes Galatasaray dhe Liverpoolit, me dy skuadrat që u takuan edhe në raundin e fazës së ligës, ku kishte triumfuar klubi turk. “Të Kuqtë” do të synojnë hakmarrjen, për të bërë një hap drejt çerekfinales së kësaj gare. Kjo ndeshje luhet në ora 18:45.

Dy duelet tjera, që gjithashtu janë interesante, janë Atalanta-Bayern dhe Atletico Madrid-Tottenham, duele që të dyja luhen nga ora 21:00.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img