Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për teatrin e komunës së Suharekës, duke theksuar se ky projekt do të nisë së shpejti.
Muharremaj në “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline u shpreh se Suhareka ka pasur nevojë shumë më herët për një teatër.
“Do të mundohemi shumë shpejt me e ndërtu teatrin e Suharekës, që ka pasë nevojë shumë më herët, por për shkak të hapësirave, ju e dini që kemi ba kërkesë disa herë përmes asamblesë, mirëpo nuk i kanë plotësu kushtet, tani i plotësojnë kushtet dhe do të ketë risi në shoqëritë kulturo-artistike, do të mundohemi me kriju nëpër fshatra, do të mundohemi me i aktivizu njerërzit, gjeneratat që kanë dhënë në muzikë në këtë vend dhe me nxjerrë sa më shumë talentë në komunën e Suharekës.
Projekti i Teatrit fillimisht kishte kaluar në asamble, ndërsa Muharremaj ka treguar pse ky projekt nuk filloi më pas.
“Ministria nuk na aprovoi sepse s’kemi pasë vend, ne jemi përcaktu në Dobërlan, mirëpo pa pasë hapësira… ka ardhë një delegacion nga ministria e kulturës por s’kemi pasë kushte dhe s’ka mujt me u pranu në atë kohë, tash besoj që ka kushte dhe do ta kryjmë këtë projekt”, u shpreh ai.
Më poshtë, intervista e plotë e tij:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







