Kanë përfunduar tre ndeshjet e fundit të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi ka regjistruar një fitore të madhe ndaj liderit Ballkanit, duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0.
Fitore të madhe ka arritur edhe Malisheva, e cila mposhti Prishtinën me rezultat të thellë 3-0.
Gjilani gjithashtu ka marrë tre pikë tejet të vlefshme në udhëtim te Ferizaj, duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Me këto rezultate, Ballkani humb lidershipin në tabelë, duke u ndodhur tani tre pikë prapa liderit të ri, Drita, me 39 pikë të mbledhura.
Malisheva barazon me pikë Prishtinën me nga 37, duke ndarë pozitat 3 dhe 4.
Ndërsa Gjilani arrin në kuotën e 36 pikëve, e vendosur në pozitën e 5-të.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







