spot_img
HomeLajmeHaxhiu: Dekreti i presidentes i ngutshëm dhe jokushtetues, presim...

Haxhiu: Dekreti i presidentes i ngutshëm dhe jokushtetues, presim që Kushtetuesja të veprojë shpejt

spot_img

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka quajtur jokushtetues e minim të institucionit të Kuvendit, dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë.

Kryeparlamentarja tha se pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë shpejt e të marrë  vendim për masë të përkohshme.

“Pres që Gjykata Kushtetues të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt së pari masën e përkohshme, sepse pasojat do të jenë të pariparueshme, prandaj të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Haxhiu.

Kryekuvendarja tha se nëse ka dekret për shpërndarje të Kuvendit, ata nuk mund të vazhdojnë punën. Sipas saj, vetëm nëse Kushtetuesja vendosë masë të përkohshme, atëherë rrethanat tha se ndryshojnë.

“Siç e dini ne kemi shumë punë për të bërë, Kuvendi është konstituuar në një kohë shumë të shpejt pas certifikimit të rezultateve. Kemi arritur të votojmë marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, shumë të tjera na presin nëse Kuvendi do të vazhdojë punën”, tha ajo.

Shtoi se vendimi i presidentes përvec që ishte befasues, sipas saj është edhe jo kushtetues.

“Vendimi i presidentes për të shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues, i ngutshëm, dhe natyrisht që si të tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se Kushtetuta e Republikës parasheh rrethanat se kur shpërndahet Kuvendi.

“Prandaj në këtë aspekt nuk ka asnjë rrethanë që i jep të drejtën presidentes që pa kaluar afati 60 ditorë dhe pa dështuar në zgjedhjen e presidentit të vendit, ta shpërndajë Kuvendin. Presidenca nuk është mbi Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

Haxhiu deklaroi se këtij vendimi nuk do të duhej t’i gëzohej asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës. “Sepse është minim i punës së Kuvendit dhe minim i institucionit të Kuvendit të Republikës”, tha ajo.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img