Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Përmes një njoftimi, Osmani shkroi se sakrifica e tyre do të mbetet udhërrëfyesi ynë në çdo hap që bëjmë për shtetin dhe të ardhmen tonë.
“Nga Prekazi buron një mesazh që nuk shuhet kurrë: Liria nuk është dhuratë, por amanet.
Ky amanet do të jetojë përjetë në zemrat e shqiptarëve”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







