Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur liderët e partive politike për konsultime lidhur me përcaktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Siç raportohet në media, takimi është planifikuar për sot në orën 13:00.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në konsultime dhe ka bërë të ditur se partia e tij do të bashkëpunojë për caktimin e datës së zgjedhjeve.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







