Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar sot se dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri është shkaktuar nga persona të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme.
I pyetur për këtë deklaratë në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti tha se nuk duhet të nënkuptohet se ajo i është drejtuar atij.
“Nëse Osmani s’ka folur me emra, s’di pse ju shkon mendja tek unë. Nëse flasim për përshtypje të përgjithshme është tjetër gjë. Nëse keni të drejtë përgjigjen duhet të merreni nga personi që e ka thënë”, tha Kurti.







