Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për aktivitetin politik në përgjithësi të partive politike në Suharekë.
Në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Muharremaj u shpreh se në Suharekë s’ka fituar ai por kanë fituar qytetarët, duke u shprehur se ka marrë votat e të gjithë partive politike.
“Nuk kam fituar unë, në Suharekë kanë fituar qytetarët, pa dallim partie politike, për arsye se kam qenë afër tyre. Unë i kam marrë votat e të gjithve, këtu s’ka parti në Suharekë, unë i kam marrë votat e të gjithëve pa dallime politike”, deklaroi ai.
Më poshtë intervista e plotë e tij:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







