spot_img
HomeLajmeKurti nga Prekazi: Familjes Jashari ia kanë borxh të...

Kurti nga Prekazi: Familjes Jashari ia kanë borxh të përjetshëm angazhimin e përditshëm që të mbrojmë shtetin

spot_img

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Nga aty ai tha se familjes Jashari ia kanë borxh të përjetshëm dhe të pashlyeshëm angazhimin e përditshëm që të ruajnë dhe të mbrojnë shtetin.

“Sot Kosova ka ushtrinë e saj që natyrisht është amanet i kryekomandantit Adem Jashari…Bashkë me kolegë nga ekzekutivi dhe legjislativi në ditën e dytë të përvjetorit të 22/8 të Epopesë së UÇK erdhëm këtu në Prekaz në këtë kryeqendër të kryengritjes shqiptare që të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta dhe t’ia kujtojmë dhe përkujtojmë vetes çmimin e lartë që është paguar për shtetin e pavarur dhe sovran, për lirinë e popullit”, tha ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img