spot_img
HomeLajmeAbdixhiku konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin për caktimin...

Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin për caktimin e datës së zgjedhjeve

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të KosovësLumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e Kosovës për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve.

Duke folur shkurt para mediave gjatë homazheve në Prekaz, Abdixhiku tha se takimi do të mbahet në orën 13:00.

“Shumë shkurt, meqenëse jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme dhe tani çështjet politike në këtë tempull s’kanë vend. Po, kemi takim në ora një. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te Bacë Rifat në kullë, do të shkojmë tek takimi i Presidentes për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve dhe aty besoj se do të deklarohem para medieve. Lavdi, lavdi për këtë ditë e për epopenë e UÇK-së. Ju faleminderit”, tha Abdixhiku.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img