spot_img
HomeLajmeVërejtjet për mënyrën e qeverisjes në komunën e Suharekës,...

Vërejtjet për mënyrën e qeverisjes në komunën e Suharekës, Muharremaj i përgjigjet opozitës

spot_img

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ka folur për kritikat dhe vërejtjet e opozitës ndaj mënyrës së qeverisjes së tij në komunën e Suharekës. 

Muharremaj u shpreh se është e drejta e tyre që të kritikojnë, megjithatë ai vlerësoi performancën e lartë në nivel komunash, Suharekën.

“Ata kanë të drejtë, për atë arsye është sistem shumëpartiak, pozitë dhe opozitë, por në katër vitet e fundit jemi renditur komuna e tretë, e dytë dhe e katërt. Katër vite kemi marrë tu fillu me 500 mijë, 900 mijë, 1.3 milion euro, domethënë me performancë më të mirë, e derisa jemi renditur në nivel të Kosovës në pozitat e dytë dhe tretë, gjë normale është me fol opozita, normale është me kritiku, në demokraci kritikat janë të mira”, deklaroi ai në “Fjala dhe Faktet”.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img