KB Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sot në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës.
Suharekasit fituan ndeshjen në çastet e fundit ndaj kryeqytetasve, duke triumfuar me rezultat 82-80.
Golden Eagle Ylli rikthehet kështu te fitorja pas një serie prej katër humbjesh radhazi në kampionat, ndërsa Sigal Prishtina regjistron humbjen e pestë me radhë në Superligë.
Pas 22 ndeshjeve, Golden Eagle Ylli regjistron 9 fitore, krahas 13 humbjeve, ndërsa Prishtina ka 8 fitore e 14 humbje.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







