Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur publikisht për hatërmbetjet me ish-partiakun e tij dhe shokun e luftës, Blerim Kuçi, pasi ky i fundit u largua nga AAK-ja vitin e kaluar dhe iu bashkua LDK-së.
Muharremaj në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, tregoi pse Kuçi e bëri këtë lëvizje te LDK-ja, ndërsa u shpreh se kjo gjë për të është normale.
“S’e kom pas kundërshtar, vetëm se ka shku pak mi ndihmu me ngritë LDK-në pak më nalt me çu, qaty e ka pasë qëllimin, jo diçka tjetër, me qenë gara më interesant. Edhe nuk është diçka interesante kjo, Fatmir Limaj ka qenë me Thaçin vazhdimisht, apet sot janë shokë, folin, në politikë s’merren këto sene bash qashtu”, deklaroi ai.
Tutje ai shtoi se nuk kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje me Blerim Kuçin, pasi me të ka rrugëtuar 27 vite, prej para luftes, gjatë luftës dhe pas luftës dhe sipas tij mendimi ndryshe duhet respektohet pasi jemi në demokraci.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







