spot_img
HomeSportFutbollRaundi i 1/4 i Kupës së Kosovës në futboll...

Raundi i 1/4 i Kupës së Kosovës në futboll zhvillohet këtë mesjavë, ky është orari i çerekfinaleve

spot_img

Kupa e Kosovës rikthehet këtë mesjavë, për të vijuar me raundin e 1/4 apo çerekfinaleve të garës. 

Tri duele do të zhvillohet ditën e mërkurë, ndërsa ajo e fundit të enjten.

Ballkani e pret skuadrën e Gjilanit nesër në Suharekë, në duelin më interesant të ditës së nesërme.

Ferizaj gjithashtu e pret Vushtrrinë, ndërsa Dukagjini luan përballë Feronikelit 74.

Të trija përballjet zhvillohen në orarin e njëjtë, nga ora 13:00.

Ndërsa dueli i fundit i këtij raundi zhvillohet në Podujevë të enjten, ku Llapi e pret skuadrën e Malishevës, nga ora 13:00.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img