spot_img
HomeLajmeOsmani pas takimit me Peleshin: Qëndrimi ynë i përbashkët...

Osmani pas takimit me Peleshin: Qëndrimi ynë i përbashkët është forca dhe siguria jonë

spot_img

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e cila gjatë ditës ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme.

“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

E para e shtetit ka thënë se qëndrimi i përbashkët në kohë sfidash globale është forcë dhe siguri.

“Në kohë sfidash globale, qëndrimi ynë i përbashkët është forca dhe siguria jonë”, shkroi Osmani.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img