spot_img
HomeLajmeKurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për...

Kurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e presidentit

spot_img

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit.

“Po i vazhdojmë përpjekje për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, tha Kurti.

Ky do të jetë takimi i dytë që do të realizohet për të njëjtën temë, pasi të dy u takuan edhe javën e kaluar.

Bazuar në afatet për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi në të kundërtën vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme./eo/

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img