Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nëse ka garë atëherë do të shkohet në zgjedhje.
Megjithatë Abidixhiku ka thënë se LDK nuk është për garë, por ka pasur interesimin për një emër për president konsesnual.
“Kur ka garë e s’ka konsensus, është vështirë të bëhen 80 vota. Gara ka kuptim kur janë 61 vota në dispozicion, por kur duhen 81, duhet konsensus dhe unitet, dhe kjo nuk është arritur. Për garë, është procedurë e parapacaktuar për të dështuar, por nëse vendosin LVV dhe PDK të ketë garë, shkojmë në zgjedhje sepse nuk e dimë se si i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK ka qenë e angazhuar të gjejë president, një emër konsensual, jo zgjatim të qeverisjes. Pra të gjejë një emër konsensual, jo zgjatim të qeverisë, pra të mos jetë vazhdimësi e qeverisë sidomos për një qeveri që ka 51% të votave, presidenti do të duhej të ishte një kundërbalancë. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje sa po kuptoj dhe tani duhet të presim dy-tri ditët e ardhshme për të kuptuar”, tha ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







