Burim Ramadani, njohës i mirë i çështjeve të sigurisë, i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, teksa ka folur për situatën gjepolitike në vend, nuk ka lënë anash për diskutim as çështjet politike.
Ramadani është pyetur për bllokadën institucionale në vend, që zgjati për më shumë se një vit, duke iu shkaktuar kështu shumë dëme financiare Kosovës.
Ai ka thënë se një dozë ta fajit e ka pasur opozita, ndërsa shtoi se në mënyrë të padiskutueshme bllokadanë e ka iniciuar dhe mbajtur partia fituese e zgjedhjeve.
“Konfuzioni në popull është rritur përgjatë vitit 2025 dhe është e qartë se në situata zgjedhore, qytetarët votojnë për një qartësi dhe kjo qartësi fillimisht është dukur në skenë. Është shumë legjitime që partitë opozitare të mblidhen bashkë dhe të thojnë se ne duam ta krijojmë Qeverinë, ne duam t’i krijojmë institucionet, e presim radhën e të parit dhe pastaj ne e krijojmë. Por është krejtësisht e paqartë kur kjo mundësie vie dhe opozita nuk e bën. Prandaj unë shpesh e përsëris veten ndoshta, që opozita ka humbur pas 9 shkurtit të vitit të kaluar, sepse me 9 shkurt realisht i ka fituar zgjedhjet. Por pas 9 shkurtit ka pasur konfizion dhe paqartësi dhe nuk ka ekzistuar një projekt i përbashkët, dhe normalisht pastaj bëhet pjesë e fajit, kur nuk i krijon vet një projekt dhe nuk e pranon projektin e tjetrit, atëherë je pjesë e fajit të asaj bllokade. Normalisht që bllokadën në mënyrë të padiskutueshme e ka inicu dhe mbajtë partia që i ka fitu apo që ka dalë e para në zgjedhje dhe rrjedhimisht unë mendoj që qytetarët e Kosovës pastaj me 28 dhjetor e kanë ndëshku opozitën për shkak të kësaj mungese të një projekti të përbashkët, pra nuk mund të jesh as me atë as me mua, pasi qytetarët duan të kenë një rrugë shumë ma të qartë, të qetë dhe më stabile. Unë mendoj që qytetarët më 28 dhjetor kanë votu për stabilitet dhe këtë stabilitet e kanë pa në një kamp politik, por jo te kampi opozitar”, u shpreh Ramadani.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







