spot_img
HomeLajmeKonjufca takohet me Dietz, takimi u fokusua në forcimin...

Konjufca takohet me Dietz, takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale

spot_img

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministria e Jashtme njofton se në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Dietz e uroi ministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të MPJD-së takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img